Website Policy

Perdorimi i faqes se internetit

 

 

1. Pronesia

 

1.1 Keto terma te perdorimit jane te aplikueshme cdo here qe ju perdorni kete faqe interneti.

 

1.2 Kjo faqe eshte ne pronesi dhe operohet nga Payallo Ltd. Keto terma dhe kushte te perdorimit perberjne marreveshjen midis jush dhe Payallo ltd ne lidhje me perdorimin tuaj te kesaj faqe internet ( “faqja e internetit").

 

1.3 Te gjitha te drejtat ne faqe jane pronesi e i-Cash. Cdo perdorim i pa-autorizuar, kopjim apo modifikim eshte i ndaluar.

 

1.4 i-Cash gezon te drejten qe t’i ndryshoje keto terma te perdorimit ne cdo kohe duke paraqitur nje njoftim te cdo ndryshimi ne faqene saj www.i-Cash.com. Cdo ndryshim do te hyje ne fuqi  1 muaj pas dates se njoftimit ne faqen e internetit, dhe do te aplikohet ne termat tuaja te perdorimit pas asaj periudhe 1 mujore.

 

 

2. Te pergjithhshme

2.1 i-Cash ju akordon nje licence te kufizuar, jo-ekskluzive dhe te anullueshme per te perdorur faqen e internetit per qellime te marrjes se informacionit te produktit, marrjes se informacioneve te kontaktit apo hyrjen ne  ‘Administrimin i-Cash’.

2.2 Licensa juaj per te hyre ne faqen e internetit nuk perfshin perdorimin tregtar te faqes, apo ndonje perdorim tjeter qe behet per perfitime te nje enti tregtar  tjeter pervec i-Cash, filialeve tona apo rishitesve tane.

 

2.3 i-Cash nuk do te jete pergjegjes ndaj jush qofte ne kontrate, humbje duke perfshire neglizhencen apo ndryshe per humbje apo demtim ne menyre te rastesishme, speciale apo indirekte, ndonje humbje apo fitim direkt apo indirekt , humbje te shitjes, humbje te emrit te mire apo reputacionit, humbje te biznesit, reklamime nga pale tetreta, humbje te pastra ekonomike qe vijne si rezultat apo ne lidhje me performance apo mos performance  te detyrimit tone nen keto  Terma te Perdorimit duke perfshire deme te tilla sic mund te parashikohen ne menyre te aresyeshme.

 

2.4 Asgje qe perfshihet ne Termat (apo Kushtet) e Perdorimit nuk do te perjashtoje ose kufizoje pergjegjesine tone per vdekjen ose demtimet personale të shendetit shkaktuar nga neglizhenca jone.

 

2.5 Ne faqen tone te internetit ka lidhje qe te cojne ne faqe interneti te paleve te treta per te cilat i-Cash mendon qe mund te jene ne interesin tuaj. i-Cash nuk ka asnje kontroll mbi permbajtjen e ketyre faqeve dhe as nuk mundet qe i-Cash te jete pergjegjes ne lidhje me cdo gje me permbajtjen e ketyre faqeve.

 

2.6 Te gjitha te drejat intelektuale perfshire perdorimin e markes do te jene vetem pronesi e i-Cash. Ju jeni te lejuar vetem te perdorni materialin ne faqen e internetit sic eshte autorizuar nga i-Cash apo nga licensuesi yne.

 

2.7 i-Cash do te beje perpjekjet e arsyeshme per te verifikuar saktesine e cdo informacioni qe ne vendosim ne faqe por nuk japim asnje garanci te shprehur apo te nenkuptuar ne lidhje me saktesine e ketij informacioni .

 

 2.8 Kjo marreveshje qeveriset dhe interpretohet nga ligjet e Unionit Evropian dhe te dyja palet I nenshtrohen juridiksionit ekskluziv te Unionit Evropian.

 

2.9 i-Cash gezon te drejten te caktoje, sub-kontraktoje, rinovoje apo transferoje detyrimet e saj persa me poshte te cdo pale e trete.

 

2.10 Asgje ne kete marreveshje nuk ka per qellim te krijoje te drejta te cilat jane te ushtrueshme nga ndonje person  i cili nuk eshte pale ne kete marreveshje.

 

2.11 Nese ndonje pike apo pjese e ndonje pike e kesaj marreveshjeje do te rezultoje jo ligjore apo e pazbatueshme, atehere vlefshmeria dhe  zbatueshmeria e pjeses tjeter te marreveshjes nuk do te preket negativisht.

 

2.12 Ju nuk mund te ngarkoni apo transferoni  cilendo nga te drejtat tuaja apo te nen-kontraktoni  cilindo nga detyrimet tuaja sipas ketyre Termave te Perdorimit pervecse me nje leje  te vecante te shkruar nga ana jone.

 

2.13 Cdo vonese apo deshtim nga i-Cash per te ndjekur apo zbatuar  cfardolloj  zgidhjeje apo  te drejte  qe ketu e tutje nuk do te konsiderohet  si  doreheqje nga ajo zgjidhje apo e drejte dhe nuk do te parandaloje ate te drejte apo zgjidhje qe te zbatohet me pas.

 

2.14 Kjo marreveshje perben marreveshjen e plote midis nesh ne lidhje me Termat e Perdorimit te faqes se internetit dhe zevendeson cdo marreveshje dhe mirekuptim te meparshem midis nesh ne lidhje me kete .

 

3. Politika per te dhenat personale

 

3.1 i-Cash eshte e perkushtuar ne mbrojtjen dhe respektimin e te dhenave tuaja personale. Kjo politike percakton bazen ne te cilen cdo te dhene personale qe ne mbledhim prej jush, apo qe ju na jepni, do te perpunohet prej nesh. Ju lutemi te lexoni me vemendje ne menyre qe te kuptoni pikepamjen dhe praktiken tone ne lidhje me te dhenat tuaja personale dhe se si do ti trajtojme ato.

 

3.2 i-Cash mund te mbledhe apo te perpunoje te dhenat e meposhtme rreth jush:

 

3.2.1 Te dhena qe ju i jepni nepermjet plotesimit te formulareve ne faqen e internetit. Kjo perfshin informacionin e marre ne kohen e regjistrimit apo perdorimit te faqes se internetit, abonimit ne sherbimet tone, materialeve te postuara apo kerkeses per sherbime te metejshme. Ne mund t’ju kerkojme te dhena kur ju raportoni nje problem me faqen e internetit .

 

3.2.2 Nese ju na kontaktoni, ne mund te mbajme nje kopje te korrespondences.

 

3.2.3 Te dhena te transaksioneve qe kryeni ne faqen e internetit dhe permbushjen e urdherave tuaj.

 

3.2.4 Detaje te vizites tuaj ne faqen e internetit duke perfshire por jo duke u kufizuar ne, trafikun e te dhenave, vendndodhjen e te dhenave, historikun e hyrjen ne faqe dhe te dhena te tjera te komunikimeve, si per nevojat  tona te faturimit  apo aresye te tjera, si dhe burimet qe ju perdorni.

 

3.3 Ne saje te menyres me te cillen fuksionojne standartet e komunikimit te  WWW, kur ju hyni ne apo dilni nga faqja jone e internetit, ne marrim automatikisht  adresen Web te faqes nga e cila vini apo po shkoni. Gjithashtu ne mbledhim informacion edhe faqet e tjera qe vizitoni nderkohe qe ju jeni ne faqen tone te internetit, llojin e programit te internetit qe perdorni dhe oren qe perdorni faqen tone te internetit. Ne i perdorim keto informacione per te kuptuar me mire preferencat e klienteve tane dhe per te administruar  me mire ngarkesen ne serverat tane, po ashtu edhe per te permiresuar sherbimin tone dhe eksperiencen tuaj me i-Cash.

 

3.4 Nese ju na dergoni nje korrespondence, duke perfshire mesazhe e-mail apo fakse, ne i mbajme keto informacione ne te dhenat tona per klientin. Gjithashtu ne mbajme edhe korrespondencen e sherbimit te klientit dhe cdo correspondence tjeter nga i-Cash tek ju. Ne i mbajme keto te dhena per te vleresuar dhe permiresuar sherbimin e klientit, dhe per te hetuar mashtrime dhe thyerje te Termave dhe Kushteve. Me kalimin e kohes, ne mund t’i fshijme keto te dhena ne se lejohet nga ligji.

 

3.6 Cdo e dhene qe ju na jepni ruhet ne serverat tane te sigurte. Cdo veprim pagese do te kodohet. Atehere kur ne ju kemi dhene apo ju keni zgjedhur nje fjalekalim i cili ju lejon qe te hyni nepjese te caktuara te faqes se internetit, ju jeni pergjegjes per ta mbajtur kete fjalekalim te fshehte. Ne ju kerkojme te mos ndani  fjalkalime me askend.

 

3.7 Fatkeqesisht, transmetimi i te dhenave nepermjet internetit nuk eshte plotesisht i sigurte. Megjithese ne do te bejme me te miren per te mbrojtur te dhenat tuaja personale, nuk mund te garantojme sigurine e transmetimit te te dhenave tuaja nepermjet internetit; cdo transmetim eshte ne riskun tuaj. Ne momentin qe do te kemi marre te dhenat tuaja, ne do te perdorim procedura dhe masa sigurie strikte per te ndaluar perdorimin e paautorizuar te tyre.

 

3.8 i-Cash e perdor informacionin e mbledhur per ju ne menyrat e meposhtme:

 

3.8.1 Per te siguaruar qe permbajtja e faqes se internetit te paraqitete ne menyren me efektive per ju dhe kompjuterin tuaj.

 

3.8.2 Per tju dhene informacionin, produktet dhe sherbimet qe keni kerkuar nga ne apo te cilat ne mendojme qe mund t’ju interesojne, aty ku ju keni dhene pelqimin per tu kontaktuar per keto qellime.

 

3.8.3 Per te permbushur detyrimet tone qe dalin nga ndonje kontrate te vendosur midis nesh.

 

3.8.4 Per t’ju mundesuar te merrni pjese nefunksionet interaktive te sherbimit tone, kur ju zgjidhni te merrni pjese.

 

3.8.5 Per t’ju njoftuar per ndryshime ne sherbimet tona.

 

3.8.6 Per te kryer nje kerkim te tregut.

 

3.8.7 Per te lehtesuar komunikimin midis jush dhe te tjereve.

 

3.8.8 Per te organizuar konkurse dhe promovime.

 

3.8.9 Per te na lejuar qe te dergojme nepermjet  e-mail-it, telefonit, SMS dhe postes, lajmet dhe ofertat me te fundit.

 

3.8.10 Per qellimet e administrimit te sigurise, per qellime ligjore dhe mirembajtje.

 

3.8.11 Per qellime te parandalimit te mashtrimeve apo per te parandaluar nje veprimtari te dyshuar ilegale.

 

3.9 i-Cash mund ti perdori te dhenat e tua, apo te lejoje pale te treta te perzgjedhuara te perdorrin te dhenat tuaja, per t’ju siguaruar informacione mbi mallrat dhe sherbimet te cilat mund te jene ne interesin tuaj.

 

3.10 Nese jeni nje klient ekzistues, ne do t’ju kontaktojme vetem nepermjet mjeteve elektronike (e-mail apo SMS) me informacione per mallra apo sherbime te ngjashme me ato qe kane qene objekt i nje shitjeje te meparshme tek ju.

 

3.11 Nese jeni nje klient i ri, dhe ne se ne lejojme pale te treta te perzgjedhura te perdorin te dhenat tuaja, ne apo ata do t’ju kontaktojme nepermjet mejeteve elektronike vetem nese keni dhene pelqimimin per kete.

 

3.12 Nese nuk deshironi qe ti perdorimin te dhenat tuaja ne kete menyre, apo qe te kalojme detajet tuaja tek pale te treta per qellime maketingu, ju lutemi te perzgjidhni kutine perkatese te vendosur ne formularin e regjistrimit nga i cili marrim te dhenat.

 

4. E drejta e autorit

 

4.1 Ne jemi operatoret e faqes se internetit, dhe te dhenat e saj jane ose prone e jona ose e kompanive bashkepuntore tonat ose perdoren me licence nga furnizuesit tane. Ne jemi pronaret e perpilimit te informacionit ne faqen e internetit.

 

4.2 Te drejtat tona dhe ato te bashkepuntoreve  apo furnizuesve tane, jane te mbrojtuara nga ligjet te pronesise intelektuale Europiane dhe Nderkombetare, duke perfshire ato per mbrojten e te drejtes se autorit, te markes dhe te drejtat e bazes se te dhenave. Keqperdorja e faqes se internetit mund te coje ne pergjegjesi civile apo te coje deri ne sanksione penale.

 

4.3 Ne menyre te kategorike ju nuk lejoheni te shkarkoni ndonje pjese te faqes se internetit pervecse kur ndodh si ruajtje automatike e faqes, te shtoni apo ndryshoni ate apo pjese te saj, te riprodhoni apo kopjoni, shisni duke perfshire cdo rishitje, apo ndryshe te shfrytezoni faqen e internetit apo pjese te saj per asnje arsye te ndryshme nga ato te shprehura me siper, as edhe te modeloni faqen e internetit apo te krijoni link te ndonje elementi te saj pervecse faqes kryesore .

 

4.4 Ju lejohet qe te krijoni link me faqen kryesore, duke pasur parasysh qe lidhja te mos jete keqinformuese, false,  poshterueses, apo ndryshe paragjykueses ndaj interesave tona, por ju nuk  lejoheni kategorikisht qe  te perdorurni ndonje nga logot apo grafikat tona qofte si apo ne lidhjee me kete link pervec rasteve  te autorizuara qartesisht nga i-Cash .

4.5 Vec ne rastet e shprehuar ndryshe, cdo perdorim imaterialit ne faqen e internetit eshte rreptesisht i ndaluar duke perfshire pa asnje  kufizim, programin, grafiken, tekstin, te dhenat, pamjet, kompozimet, karakteristikat interactive, reklamat, si dhe marka, logot, emrat e domain-it, emri tregtar, shenjat e sherbimit, identifikimi tregtar, ndonje apo te gjitha materialet te mbrojtuara nga e drejta e autorit duke perfshire burimin dhe objektin PIN dhe te gjitha materialet e tjera te lidhura me kete faqe internet. Asgje ne keto Terma te Perdorimit ju jep te drejten apo licencen te perdorni permbajtjen pervec  rasteve te shprehuar qarte nga i-Cash. Keqperdorimi mund te coje ne pergjegjesi civile apo te sjelle sanksione penale.