Service T&C

Termat dhe kushtet e sherbimit

 

Pamja e pergjishme

 

1 C’fare eshte i-Cash?

i-Cash eshte nje sherbim pagesash i cili ju mundeson te shkembeni para per nje kupon me nje kod unik PIN, icili mund te perdoret per te kryer pagesa online.

2 Si funksionon i-Cash?

Kur ju paraqisni nje PIN te vlefshem i-Cash per pagese ne nje nga faqet e internetit te Tregtareve Bashkepunetore, i-Cash verifikon qe kuponi ka fonde te mjaftueshme dhe konfirmon pagesen duke zbritur vleren e paguar nga vlera e kuponit.

3 Si te marr i-Cash?

Ne rishitesin me te afert i-Cash. Per me teper, vizitoni faqen “Ku te gjeni”.

 

4 Ku mund te shpenzoj i-Cash?

Ne cdo faqe internet te Tregtareve  Bashkepunetore. Per me teper, vizitoni faqen “Ku te shpenzoj”.

 

5 Kur fillojne keto Termat dhe Kushtet?

Nepermjet blerjes se nje kuponi i-Cash ju pranoni t’i nenshtroheni ketyre Termave dhe Kushteve qe parashtrohen ne kete marreveshje.

 

6 Te kuptoni ligjerisht i-Cash

i-Cash nuk eshte pergjegjes per vlefshmerine e ndonje PIN te kuponit i cili eshte marre nga ndonje shites qe nuk eshtei listuar si rishites i i-Cash ne faqen “Ku te marr”.

 

7 Kur mbarojne keto Terma dhe Kushte?

Ju nuk jeni me pronar i nje kuponi i-Cash kur e perdorni  kuponin, jepni PIN unik nje personi tjeter apo ai skadon.

 

9 Te mbash te sigurt PIN-in i-Cash

Ju jeni pergjegjes per te ruajtur detajet e PIN-it te kuponit tuaj i-Cash te sigurte. Ju pranoni qe i-Cash eshte i lejuar te procesoje nje pagese nepermjet nje faqeje te Tregtarit Bashkepunetor pa e ditur identitetin apo te drejtat e pronarit te kuponit i-Cash.

 

1 Pranimi I Termave dhe Kushteve

1.1 Keto Terma dhe Kushte te perdorimit perbejne marreveshjen midis jush dhe i-Cash Ltd ne lidhje me perdorimin tuaj te sherbimit te pageses i-Cash ("Marreveshja").

1.2 i-Cash gezon te drejten per t’i ndryshuar keto terma dhe kushte nga koha ne kohe duke publikuar nje njoftim te ndryshimeve ne faqe e saj www.i-Cash.com. Cdo ndryshim do te hyje ne fuqi 1 muaj pas dates se njoftimit ne faqen e internetit, dhe do te aplikohet ndaj sherbimit tuaj te pagesave i-Cash pas kesaj periudhe 1 mujore.

 

1.3 Duke pasur nje kupon i-Cash ju bini dakort qe ti permbaheni ketyre termave dhe kushteve te parashtruara ne kete marreveshje ne lidhje me cdo perdorim te sherbimit i-Cash.

 

1.Ju beheni nje pronar i  kuponit i-Cash nepermjet:

 

1.4.1 Marrjes se nje kuponi nga nje rishites i kontraktuar qe te leshoje kupona i-Cash; apo

 

1.4.2 Ju jepet dhurate nje kupon i-Cash dhe ju jepet nje deftese si prove e blerjes duke perfshire kuponin origjinal.

 

1.5 Ju nuk jeni me pronar i kuponit i-Cash kur:

1.5.1 Ju paraqisni PIN-in e kuponit dhe Shumen ne nje Tregtar Bashkepunetor per vlefshmerine e pageses nga i-Cash dhe kuponi eshte konsumuar komplet; ose

1.5.2 Ju perdorni seksionin Administro i-Cash per te administruar PIN-in e ketij kuponi dhe si rezultat nje PIN i ri kuponi  leshohet per ju; ose

1.5.3 Nje person tjeter eshte bere pronar i atij kuponi.

 

1.6 Kjo marreveshje perfundon automatikisht:

 

1.6.1 Kur ju nuk jeni me pronar; ose

 

1.6.2 Kur PIN-it te kuponit i-Cash i skadon afati.

 

1.7 Ne gezojme te drejten  te refuzojme tenjohim vlefshmerine e nje PIN-i kuponi i-Cash dhe Shumen perkatese nese kemi arsye per te dyshuar per ndonje thyerje te ndonje ligji apo rregulloreje te aplikueshme apo qe ka gjasa qe te ndodhe.

 

1.8 Ju bini dakort qe nuk do te perdorni sherbimin e pagesave i-Cash per ndonje qellim ilegal.

1.9 Ju bini dakort qe ku do te ruani vertetimin e blerjes se PIN-it te kuponit i-Cash duke perfshire edhe deftesen e kuponit origjinal  dhe se kjo prove e blerjes mund te kerkohet nga i-Cash per te vertetuar qe ju jeni pronari I PIN-it te kuponit i-Cash sic eshte percaktuar ne piken 1.4.

 

2 Marrja e nje kuponi i-Cash

 

2.1 Pin-et e kuponave i-Cash leshohen prej kompanive te kontraktuar si rishites nga i-Cash.

 

2.2 Keta rishites mund te perdorin shites me pakice dhe shpenares te tjere per te leshuar PIN-e te kuponave i-Cash.

 

2.3 Rishitesit e kontraktuar jane te listuar ne faqen www.i-Cash.com dhe ju duhet te siguroni veten qe cdo kompani qe ka per qellim t’ju leshoje i-Cash eshte nje rishites i kontraktuar.

 

2.4 i-Cash nuk eshte pergjegjes per vlefshmerine e ndonje PIN-i te kuponit qe vjen nga nje person i cili nuk eshte nje rishites i kontraktuar i-Cash apo per ndonje humbje apo demtim qe vjen si rezultat nga furnizimi me PIN-e kuponash nga cdo person i tille (qofte dhe kur ky PIN kuponi ju eshte dhene direkt apo eshte perfituar nga ju ne menyren e pershkruar ne piken 1.4)

 

3 Te perdoresh nje kupon i-Cash

 

3.1 Ju mund te perdorni sherbimin e pagesave i-Cash per te bere pagesa tek Tregtaret Bashkepunetore. Ju nuk do te paguani asnje pagese shtese tek i-Cash per te bere nje pagese te tille. Listen e Tregtareve Bashkepunetore do ta gjeni ne faqen e internetit te i-Cash www.i-Cash.com dhe ju duhet te te siguroni veten qe nje Tregtar eshte Tregtar Bashkepunetor perpara se te paraqisni PIN-in e kuponit i-Cash si nje pagese tek nje Tregtar. i-Cash nuk eshte pergjegjes per ndonje humbje ndaj ndonje rrethane si rezultat I paraqitjes te PIN-eve te kuponit i-Cash tek dikush  qe nuk eshte Tregtar Bashkepunetor .

 

3.2 Legjislacioni lokal mund te kufizoje demshperblimin e nje PIN-i te kuponit i-Cash te vetem atyre Tregtareve Bashkepunetore qe veprojne brenda vendit ku eshte leshuar PIN-i i kuponit i-Cash dhe kjo do te shprehet tek www.i-Cash.com. Ju duhet te siguroheni qe Tregtari Bashkepunetor mund te pranoje nje PIN kuponi i-Cash te leshuar ne vendin tuaj perpara se te paraqisni PIN-in e kuponit i-Cash tek Tregtari Bashkepunetor.

 

3.3 Pas paraqitjes prej jush te PIN-it te kuponit i-Cash dhe te vleres se kuponit i-Cash tek Tregtari Bashkepunetor, dhe paraqitjes  prej  ketij te fundit tek i-Cash te PIN-it te kuponit i-Cash dhe te vleres se kuponit i-Cash, i-Cash do te verifikoje  detajet e PIN-it te kuponit i-Cash dhe do te keshilloje Tregatarin Bashkepunetor per vlefshmerine ose jo te kesaj paraqitjeje.

 

3.4 Ne rastin kur i-Cash do te njoftoje Tregtarin Bashkepunetor qe paraqitja eshte e vlefshme, atehere Tregtari Bashkepunetor mund te pranoje kete  njoftim dhe ne vijim te pranoje kete kupon si pagese .

 

3.5 Nese i-Cash njofton Tregtarin Bashkepunetor qe kuponi i paraqitur mund te mos jete i vlefshem, atehere Tregtari Bashkepunetor do tju lajmeroje perkatesisht.

 

3.6 PIN-et e kuponit i-Cash jane numra unike 12-shifror. Cdo numer i korrespondon nje PIN-i  kuponi te vecante per nje vlere dhe monedhe te caktuar. Nese nje PIN kuponi dhe shuma e paraqitur tek i-Cash per vlefshmeri perkon me te dhenat tona te leshimit, i-Cash do te kete te drejte te konfirmoje kete vlefshmeri tek Tregtari Bashkepunetor. i-Cash nuk do te jete I detyruar  te ndermarre ndonje verifikim te identitetit te personit qe paraqet PIN-in e kuponit dhe shumen per verifikim por do te jete e autorizuar te mbeshtetet ne aktin e paraqitjes si nje garanci qe ju jeni pronari I ligjshem I PIN-it te kuponit dhe keni te drejte ta perdorni ate.

3.7 i-Cash ofron vetem sherbimin e pagesave, dhe nuk eshte I perfshire ne asnje kontrate apo marreveshje te tjera qe ju keni me Tregtarin Bashkepunetor. i-Cash nuk do te jete pergjegjes ne asnje menyre nen termat e asaj kontrate apo marreveshjeve te tjera apo ne ndonje menyre tjeter qe rrjedh prej andej.

 

3.8 Sapo i-Cash keshillon nje Tregtar Bashkepunetor qe PIN-i i kuponit te paraqitur dhe shuma jane verifikuar, i-Cash nuk ka asnje mjet qe me pas  te ktheje mbrapsh kete perdorim dhe PIN-i i kuponit dhe shuma do te konsiderohen te perdoruara dhe do te zbriten pergjithmone nga vlera e kuponit .

 

3.9 Cdo rimbursim I nje pagese qe rezulton nga nje ankese kudrejt nje Tregtari Bashkepunetor eshte subject i Termave dhe Kushteve te biznesit Tregtarit Bashkepunetor dhe poliktikes se tij te rimbursimit. Ju duhe te jeni ne dijeni te ketyre kushteve dhe politikave perpara se te perdorni kuponin i-Cash per te paguar nje Tregtar Bashkepunetor.

 

4 Ruajtja e PIN-it te kuponit i-Cash

 

4.1 Ju jeni pergjegjes i  vetem per ruajtjen dhe integritetin e PIN-it te kuponit tuaj i-Cash. Ju pranoni qe i-Cash ka te drejte te veproje ndaj cdo kerkese te paraqitur nepermjet faqes se internetit te nje Tregtari Bashkepunetor per kontrollin e vlefshmerise pa hetim per identitetin apo autorizimin e Pronarit.

 

4.i-Cash nuk do te jete i detyruar te verifikoje qe personi qe paraqet PIN-in e kuponit dhe Shumen ne i-Cash nepermjet nje Tregtari Bashkepunetor eshte pronari I, apo ndryshe ka te drejte ta perdore, PIN-in e kuponit i-Cash.

 

5 Administrimi i-Cash

 

5.1 Seksioni  “Administro i-Cash” ekziston per t’ju ndihmuar te perdorni dhe administroni PIN-et e kuponit i-Cash. “Admninstro i-Cash” ofrohet per lehtesine e Pronareve te PIN-eve te kuponit i-Cash sic percaktohet ne piken 1.4. Aksesi ne “Administro i-Cash”mund te kufizohet pa njoftim nen lirine e plote dhe te vetme te i-Cash dhe i-Cash nuk do te kete asnje pergjegjesi per ndonje demtim apo humbje si rrjedhoje e kesaj. PIN-et e kuponit i-Cash qe krijohen nepermejt “Administro i-Cash” do te bllokohen nese :

 

5.1.1 ka dyshime per perdorim te paautorizuar per qellime tergtimi; apo

 

5.1.2 ka dyshime qe eshte duke u zhvilluar nje aktivitet mashtrues apo kriminal; apo

 

5.2 Nese i-Cash ka dyshime te aresyeshme qe ju jeni duke thyer ndonje pjese te seksionit 9.1 apo qe ju keni perfituar apo tentuar te perfitoni nga nje PIN kuponi qe buron nga cdo person i cili nuk eshte nje rishites i kontraktuar i-Cash, atehere i-Cash rezervon te drejten per te zhvleresuar pergjithmone kete kupon dhe cdo kupon tjeter te marre apo mbajtur nga ju (edhe nese kuponat e tjere vijne ose jo nga persona qe nuk jane rishites te kontraktuar i-Cash). Ne keto rrethana ju duhet et kontaktoni sherbimin e klientit i-Cash sa me shpejt qe te jete e mundur ne menyre qe te verifikoni qe e gjithe veprimtaria ne lidhje me te gjithe kuponat tuaj eshte e autorizuar,  e ligjshme, dhe ne perputhje me kete marreveshje. i-Cash do te leshoje PIN-e te tjere kuponash per ju per  vlefte te njejte me kuponat te zhvleresuar vetem nese ju mund te provoni qe keni vepruar ligjerisht dhe ne perputhje me kete marreveshje ne cdo aspekt. Deshtimi per te bere kete do te coje ne konfiskimin e vlerave te te gjithe kuponave pergjithmone.

 

5.3 Ju bini dakord qe nese kerkohen identifikime dhe/ose verifikime te metejshme per te kryer apo mbaruar transaksionet ne “Adminstro  i-Cash”, ju jepni pelqimin tuaj qe i-Cash ka te drejte te kryeje nje kontroll  NKT (Njih Klientin Tend) qe quhen te nevojshme per te qene ne perputhje me kerkesat dhe rregulloret e Kunder Pastrimit te Parave.

 

6 Nderprerja per Mirembajtje  & Pezullimet

6.1 i-Cash nuk jep asnje garanci apo demostrim qe sherbimi i tij I pagesave i-Cash do te jete i vlefshem gjate gjithe kohes.

 

6.2 i-Cash gezon te drejten te pezulloje sherbimin e tij kur konsiderohet e nevojshme per Mirembajtje apo upgrade te sherbimit. i-Cash do te beje perpjekje te arsyeshme per te minimizuar periudhat gjate te cilave sherbimi do te jete i padisponueshem dhe kur eshte e mundur do te shfaqe nje njoftim ne faqen e tij te internetit www.i-Cash.com per kete pezullim.

 

7 Perjashtimi i Perfaqesimit dhe Garancive

 

7.1 i-Cash nuk jep asnje garanci apo demostrim, qofte te shprehuar apo te nenkuptuar, persa i perket pershtatshmerise apo perputhjes me qellimet te sherbimeve i-Cash.

 

7.2 i-Cash nuk jep asnje garanci, nuk ben asnje perfaqesim dhe hedh poshte te gjitha detyrimet aq sa lejon ligji ne lidhje me cilesine, disponueshmerine, ligjshmerine apo ndonje aspekt tjeter te marreveshjeve tuaja me Tregtarin Bashkepunetor.

 

8 Kufizimi i detyrimeve

 

8.1 Ju pranoni qe i-Cash vetem ofron sherbimin e pagesave dhe disa kufizime mbi detyrimet e i-Cash-nuk jane te arsyeshme dhe te zakonshme ne nje marreveshje te tille.

 

8.2 Ne perputhje me kete, ju bini dakort qe i-Cash nuk do te jete pergjegjes per:

 

Ndonje vlefshmeri te dhene nga i-Cash qe nuk pranohet nga Tregtari Bashkepunetor per ndonje arsye;

 

Ndonje vonese apo deshtim per te kryer detyrimet e i-Cash-s nen kete marreveshje qe rrjeshin nga mirembajtja apo ugrade isherbimit, apo deshtimi isherbimit apo ndonje ngjarje tjeter pertej kontrollit tone te arsyeshem;

 

Ndonje humbje apo demtim (perfshire humbje ose deme ose humbje fitimi, biznesi, te ardhure apo oportuniteti, direkte, indirekte apo per-pasoje) qe vijne si rezultat I ndonje vonese apo deshtimi per te kryer detyrimet e i-Cash-s nen kete marreveshje, duke ruajtur qe asgje ne kete marreveshje do te kete per qellim te perjashtoje apo kufizoje pergjegjesine e asnje pale per vdekje apo plagosje personale te shkatuar nga neglizhenca.

 

8.3 Perjashtuar rastin qe lidhet me vdekjen apo plagosjen personale te shkaktuar nga neglizhenca, ne asnje rrethane detyrimi i i-Cash-s nuk do te kaloje vleren e PIN-it te kuponit i-Cash qe eshte leshuar per ju.

 

9 Demshperblimi

 

9.1 Qe ketej e tutje jeni ju qe demshperbleni dhe pranoni qe në çdo kohë të mbani i-Cash te padëmtuar nga dhe kundrejt të gjitha humbjeve, kërkesave, pretendimeve, dëmtimeve, shpenzimeve (duke përfshirë shpenzimet ligjore të arsyeshme) dhe detyrimeve që rrjedhin nga çdo pretendim të paleve te treta që rezulton nga përdorimi apo keqpërdorim juaj i shërbimit të pagesave i-Cash, apo për dëm te pesuar direkt ose indirekt nga i-Cash si rezultat i shkeljes ose mosrespektimit të detyrimeve tuaja sipas kësaj Marrëveshjeje

 

10 Mbrojtja e te Dhenave tuaja Personale

 

10.1 Politika e ruajtjes se fshehtesise se i-Cash eshte perfhire Brenda Termave te Perdorimit te faqes se internetit.

 

11 Nderprerja

 

11.1 i-Cash mund te nderprese kete marreveshje menjehere nese:

 

11.1.1 Ju keni shkelur ndonje nga ternat e kesaj marreveshjeje; ose

 

11.1.2 Ne kemi arsye te besojme qe ka pasur apo mund te kete ndonje paligjshmeri apo mashtrim apo keqperdorim te sherbimit te pagesave i-Cash.

 

12 Te ndryshme

 

12.1 Kjo marreveshje qeveriset dhe interpretohen nga ligjet e Bashkimit Evropian dhe te dyja palet paraqesin te drejten ekskluzive te Bashkimit Evropian.

 

12.2 i-Cash gezon te drejten te caktoje, subkontraktoje apo transferoje deyrimet e tij te meposhtme tek ndonje pale e trete.

 

12.3 Asgje ne kete marreveshje ka per qellim te krijoje ndofare te drejtash qe jane te zbatueshme nga ndonje person I cili nuk eshte pale e kesaj marreveshjeje.

 

12.4 Nese ndonje pike apo pjese e ndonje pike te kesaj marreveshjeje do te gjehet si e paligjshme apo e pazbatueshme, atehere vlefshmeria dhe zbatueshmeria I pjeses se mbetur te marreveshjes nuk do te ndikohet negativisht.

 

12.5 Cdo vonese apo deshtim nga i-Cash per te ndjekur apo zbatuar  cfardolloj  zgidhjeje apo  te drejte  qe ketu e tutje nuk do te konsiderohet  si  doreheqje nga ajo zgjidhje apo e drejte dhe nuk do te parandaloje ate te drejte apo zgjidhje qe te zbatohet me pas.

 

12.6. Kjo Marrveshje perben the gjithe marrveshjen midis nesh persa I perket furnizimit te sherbimit te pageses Pallayo dhe zevendeson cilatdo marreveshje dhe mirekuptime midis nesh deri me ketu.